Diell me shira lokale dhe stuhi sporadike do të ketë sot, por më konkretisht sipas shërbimit Kombëtar Meteorologjik – e Mërkurë 24 Korrik 2019 – në rajonet verilindore parashikohen shira lokale, ndërsa pasdite stuhi sporadike. Në pjesën tjetër të vendit, moti do të jetë në përgjithësi i mirë, por dhe shira lokale në rajonet lindore kontinentale në mesditë e pasdite. Temperatura do të shënojë një rënie të vogël në rajonet verilindore.

Era në ishullin e Kretës e në Ciklade do të fryjë në drejtimin verior, ndërsa valëzimi do të jetë 5 deri në 6 ballë dhe në pjesën lindore në pasdite deri në 7 ballë.

Era në ishujt e Egjeut lindor e në Dodekanez do të fryjë në drejtimin verior, ndërsa valëzimi do të jetë 5 deri në 6 ballë e pasdite lokalisht deri në 7 ballë.

Era në ishujt e detit Jon, në Epir, në Greqinë perëndimore dhe në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtimin verior, ndërsa valëzimi do të jetë 3 deri në 5 ballë dhe në pjesën veriore të detit Jon në mesditë deri në 6 ballë lokalisht.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 24°C deri në 34°C, ndërsa në zonat e saj lindore do të jetë 2 deri në 3 gradë më e ulët dhe në Selanik nga 23°C deri në 33°C.