Sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik – e Enjte 25 Korrik 2019 – moti në përgjithësi do të jetë i mirë dhe vetëm në pasdite do të ketë shira lokale në zonat malore kontinentale. Në Maqedoninë qendrore dhe në Thesali parashikohen shira lokale dha ka mundësi stuhi të izoluara me përmirësimin e motit pasdite. Temperatura do të shënojë një rritje të vogël në rajonet perëndimore.

Era në ishullin e Kretës e në Ciklade do të fryjë në drejtimin verior, ndërsa valëzimi do të jetë 5 deri në 6 ballë dhe gjatë ditës lokalisht deri në 7 ballë.

Era në ishujt e Egjeut lindor e në Dodekanez do të fryjë në drejtimin verior, ndërsa valëzimi do të jetë 5 deri në 6 ballë dhe në pjesën jugore gjatë ditës lokalisht deri në 7 ballë.

Era në ishujt e detit Jon, në Epir, në Greqinë perëndimore dhe në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtimin perëndimor e jugperëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë 3 deri në 4 ballë dhe në pjesën veriore të detit Jon përkohësisht në drejtimin juglindor me të njëjtin intensitet.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 25°C deri në 34°C, ndërsa në zonat e saj lindore do të jetë 2 deri në 3 gradë më e ulët dhe në Selanik nga 23°C deri në 33°C.