Sipas shërbimit Kombëtar Meteorologjik – e Hënë 29 Korrik 2019 – në rajonet perëndimore dhe veriore parashikohen shira lokale dhe stuhi të izoluara, kryesisht në zonat veriperëndimore dhe përmirësim i motit pasdite. Në pjesën tjetër të vendit, moti do të jetë në përgjithësi i mirë, ndërsa temperatura do të shënojë rënie të vogël në rajonet perëndimore e veriore, ndërsa në pjesën tjetër të vendit do të mbetet në nivele të larta.

Era në ishullin e Kretës e në Ciklade do të fryjë në drejtimin perëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë 4 deri në 6 ballë.

Era në ishujt e Egjeut lindor e në Dodekanez do të fryjë në pjesën veriore në drejtime të ndryshme, ndërsa valëzimi do të jetë 3 deri në 4 ballë dhe në zonat e tjera në drejtimin perëndimor deri në 4 ballë.

Era në ishujt e detit Jon, në Epir, në Greqinë perëndimore dhe në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtimin perëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë 3 deri në 5 ballë.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 23°C deri në 38°C, ndërsa në zonat e saj lindore do të jetë 2 deri në 3 gradë më e ulët dhe në Selanik nga 22°C deri në 34°C.