Sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik – e Martë 30 Korrik 2019 – në rajonet verilindore parashikohen shira lokale dhe stuhi sporadike, kryesisht në mesditë e pasdite. Në pjesën tjetër të vendit, moti do të jetë në përgjithësi i mirë, por dhe shira lokale në zonat malore kontinentale, ndërsa temperatura do të shënojë një rënie të vogël.

Era në ishullin e Kretës e në Ciklade do të fryjë në drejtimin perëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë 4 deri në 5 ballë.

Era në ishujt e Egjeut lindor e në Dodekanez do të fryjë në drejtimin verior, ndërsa valëzimi do të jetë 3 deri në 5 ballë.

Era në ishujt e detit Jon, në Epir, në Greqinë perëndimore dhe në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtimin veriperëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë 4 deri në 5 ballë dhe në pjesën jugore të detit Jon lokalisht deri në 6 ballë.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 23°C deri në 35°C, ndërsa në zonat e saj bregdetare do të jetë 2 deri në 3 gradë më e ulët dhe në Selanik nga 21°C deri në 32°C.