Java vazhdon me temperaturë të lartë si dhe me shira lokale, por më konkretisht sipas shërbimit Kombëtar Meteorologjik – e Mërkurë 31 Korrik 2019 – moti në përgjithësi do të jetë i mirë dhe në mesditë e pasdite do të ketë shira të përkohëshme në rajonet kontinentale, kryesisht në zonat malore. Temperatura nuk do të shënojë ndryshim të konsiderueshëm.

Era në ishullin e Kretës e në Ciklade do të fryjë në drejtimin verior e veriperëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë 3 deri në 5 ballë.

Era në ishujt e Egjeut lindor e në Dodekanez do të fryjë në drejtimin verior e veriperëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë 3 deri në 5 ballë dhe në mesditë lokalisht deri në 6 ballë.

Era në ishujt e detit Jon, në Epir, në Greqinë perëndimore dhe në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtimin veriperëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë 3 deri në 5 ballë dhe pasdite në pjesën veriore të detit Jon lokalisht deri në 6 ballë.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 23°C deri në 34°C, ndërsa në zonat e saj bregdetare do të jetë 2 deri në 3 gradë më e ulët dhe në Selanik nga 21°C deri në 32°C.