Sipas shërbimit Kombëtar Meteorologjik – e Mërkurë 14 Gusht 2019 – parashikohet në përgjithësi mot i mirë. Pasdite në rajonet malore të Epirit dhe të Maqedonisë perëndimore dhe qendrore do të ketë stuhi lokale dhe ndoshta të izoluara, ndërsa temperatura do të mbetet në nivele të larta në pjesën më të madhe të vendit.

Era në Ciklade dhe në ishullin e Kretës do të fryjë në drejtimin verior, ndërsa valëzimi do të jetë 5 deri në 6 ballë dhe në Ciklade lokalisht deri në 7 ballë, me përmirësim në pasdite.

Era në ishujt e Egjeut lindor e në Dodekanez do të fryjë në drejtimin verilindor, ndërsa valëzimi do të jetë 5 deri në 6 ballë, me përmirësim në pasdite.

Era në ishujt e detit Jon, në Epir, në Greqinë perëndimore dhe në Peloponezin perëndimor fillimisht do të fryjë në drejtimin veriperëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë 3 deri në 5 ballë dhe pasdite në detin Jon lokalisht deri në 6 ballë.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 24°C deri në 38°C, ndërsa në zonat e saj lindore do të jetë 2 deri në 3 gradë më e ulët dhe në Selanik nga 22°C deri në 36°C.