Sipas shërbimit Kombëtar Meteorologjik – e Martë 3 Shtator 2019 – parashikohen në rajonet perëndimore, shira lokale dhe ka mundësi stuhi të izoluara në zonat malore kontinentale, kryesisht në mesditë e pasdite. Në pjesën tjetër të vendit, moti në përgjithësi do të jetë i mirë dhe temperatura nuk do të shënojë ndryshim të konsiderueshëm.

Era në ishullin e Kretës e në Ciklade do të fryjë në drejtimin verior e veriperëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë 4 deri në 6 ballë.

Era në ishujt e Egjeut lindor e në Dodekanez do të fryjë në drejtimin verior, ndërsa valëzimi do të jetë 4 deri në 6 ballë.

Era në ishujt e detit Jon, në Epir, në Greqinë perëndimore dhe në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtimin verior e veriperëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë 3 deri në 4 ballë e në detin Jon lokalisht deri në 5 ballë.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 21°C deri në 34°C, ndërsa në zonat e saj lindore do të jetë 2 deri në 3 gradë më e ulët dhe në Selanik nga 18°C deri në 32°C.