Sipas shërbimit Kombëtar Meteorologjik – e Enjte 5 Shtator 2019 – parashikohen në rajonet kontinentale lindore vransira të pakta, më vonë shira lokale dhe në mesditë e pasdite stuhi sporadike në zonat malore. Në pjesën tjetër të vendit, moti në përgjithësi do të jetë i mirë, por në mesditë e pasdite në rajonet kontinentale do të ketë vransira lokale dhe stuhi të izoluara në zonat malore. Temperatura nuk do të ketë ndryshim të konsiderueshëm.

Era në ishullin e Kretës e në Ciklade do të fryjë në drejtimin verior, ndërsa valëzimi do të jetë 6 deri në 6 ballë.

Era në ishujt e Egjeut lindor do të fryjë në drejtimin verior e verilindor, ndërsa valëzimi do të jetë 5 deri në 6 ballë dhe gjatë ditës lokalisht deri në 7 ballë dhe në Dodekanez do të fryjë në drejtimin verior e veriperëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë 4 deri në 5 ballë.

Era në ishujt e detit Jon, në Epir, në Greqinë perëndimore dhe në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtime të ndryshme, ndërsa valëzimi do të jetë 3 deri në 4 ballë.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 21°C deri në 32°C, ndërsa në zonat e saj lindore do të jetë 2 deri në 3 gradë më e ulët dhe në Selanik nga 18°C deri në 31°C.