Sipas shërbimit Kombëtar Meteorologjik – e Hënë 9 Shtator 2019 – parashikohen në rajonet perëndimore dhe në Maqedoni vransira të pakta me shira lokale ose stuhi të izoluara, kryesisht në zonat malore kontinentale në mesditë e pasdite. Në pjesën tjetër të vendit, moti në përgjithësi do të jetë i mirë dhe me vransira të përkohshme në zonat malore kontinentale. Temperatura nuk do të ketë ndryshim të konsiderueshëm.

Era në ishullin e Kretës e në Ciklade do të fryjë në drejtimin verior, ndërsa valëzimi do të jetë 4 deri në 6 ballë dhe në rajonet lindore lokalisht deri në 7 ballë.

Era në ishujt e Egjeut lindor dhe në Dodekanez do të fryjë në drejtimin verior, ndërsa valëzimi do të jetë 5 deri në 6 ballë dhe lokalisht deri në 7 ballë në Dodekanez.

Era në ishujt e detit Jon, në Epir, në Greqinë perëndimore dhe në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtimin perëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë 3 deri në 4 ballë.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 22°C deri në 32°C, ndërsa në zonat e saj lindore do të jetë 2 deri në 3 gradë më e ulët dhe në Selanik nga 20°C deri në 30°C.