Sipas shërbimit Kombëtar Meteorologjik – e Martë 10 Shtator 2019 – parashikohet në përgjithësi mot i mirë. Shira lokale dhe stuhi të izoluara parashikohen në rajonet kontinentale në mesditë e pasdite, ndërsa temperatura do të shënojë një rritje të vogël në rajonet perëndimore.

Era në ishullin e Kretës e në Ciklade do të fryjë në drejtimin verior, ndërsa valëzimi do të jetë 4 deri në 6 ballë.

Era në ishujt e Egjeut lindor dhe në Dodekanez do të fryjë në drejtimin verior, ndërsa valëzimi do të jetë 4 deri në 6 ballë.

Era në ishujt e detit Jon, në Epir, në Greqinë perëndimore dhe në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtime të ndryshme, ndërsa valëzimi do të jetë 3 deri në 4 ballë dhe në detin Jon në drejtimin veriperëndimor me të njëjtin intensitet.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 22°C deri në 32°C, ndërsa në zonat e saj lindore do të jetë 2 deri në 3 gradë më e ulët dhe në Selanik nga 20°C deri në 30°C.