Sipas shërbimit Kombëtar Meteorologjik – e Mërkurë 11 Shtator 2019 – parashikohen shira lokale dhe stuhi sporadike në rajonet perëndimore, Thesali dhe në Maqedoni. Në pjesën tjetër të vendit në përgjithësi moti do të jetë i mirë, ndërsa temperatura nuk do të ketë ndryshim të konsiderueshëm.

Era në ishullin e Kretës e në Ciklade do të fryjë në drejtimin verior, ndërsa valëzimi do të jetë 4 deri në 6 ballë dhe gjatë ditës në Ciklade do të fryjë lokalisht deri në 7 ballë.

Era në ishujt e Egjeut lindor dhe në Dodekanez do të fryjë në drejtimin verior, ndërsa valëzimi do të jetë 4 deri në 6 ballë dhe në pjesën veriore lokalisht deri në 7 ballë.

Era në ishujt e detit Jon, në Epir, në Greqinë perëndimore dhe në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtime të ndryshme, ndërsa valëzimi do të jetë 3 deri në 4 ballë.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 20°C deri në 32°C, ndërsa në zonat e saj lindore do të jetë 2 deri në 3 gradë më e ulët dhe në Selanik nga 18°C deri në 29°C.