Java siç duket do të përfundojë me mot të ngrohtë dhe me pak vransira, por më konkretisht sipas shërbimit Kombëtar Meteorologjik – e Premte 18 Tetor 2019 – në përgjithësi moti do të jetë i mirë, por dhe me vransira të përkohshme në mëngjes e në mbrëmje në rajonet kontinentale e në Kretë, ndërsa në rajonet jugore do të ketë stuhi lokale. Dukshmëria do të jetë e kufizuar lokalisht në mëngjes e në mbrëmje, ndërsa temperatura nuk do të shënojë ndryshim të konsiderueshëm.

Era në ishullin e Kretës e në Ciklade do të fryjë në drejtime të ndryshme, ndërsa valëzimi do të jetë 3 deri në 4 ballë.

Era në Egjeun lindor dhe në Dodekanez do të fryjë në drejtimin verior, ndërsa valëzimi do të jetë 3 deri në 4 ballë.

Era në ishujt e detit Jon, në Epir, në Greqinë perëndimore dhe në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtime të ndryshme 2 deri në 4 ballë.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 15°C deri në 27°C dhe në Selanik nga 13°C deri në 24°C.