Shira dhe stuhi të forta do të ketë moti për sot, por më konkretisht sipas shërbimit Kombëtar Meteorologjik – e Mërkurë 20 Nëntor 2019 – në ishujt e detit Jon dhe në rajonet kontinentale parashikohen shira dhe stuhi, lokalisht të forta në rajonet perëndimore e në Maqedoni. Gradualisht këto fenomene, duke filluar në mesditë, pritet të ndryshojnë në rajonet veriperëndimore, ndërsa temperatura do të shënojë rënie të vogël në rajonet veriore.

Era në ishullin e Kretës e në Ciklade do të fryjë në drejtimin juglindor, ndërsa valëzimi do të jetë 4 deri në 5 ballë.

Era në ishujt e Egjeut lindor e në Dodekanez do të fryjë në drejtimin juglindor, ndërsa valëzimi do të jetë 4 deri në 6 ballë.

Era në ishujt e detit Jon, në Epir, në Greqinë perëndimore dhe në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtimin juglindor, ndërsa valëzimi do të jetë 5 deri në 6 ballë dhe më vonë në drejtimin jugor e jugperëndimor.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 14°C deri në 20°C dhe në Selanik nga 10°C deri në 18°C.