Skena e motit sot të kujton stinën e vjeshtës, por më konkretisht sipas shërbimit Kombëtar Meteorologjik – e Enjte 21 Nëntor 2019 – parashikohen shira dhe stuhi, lokalisht të forta në Maqedoninë qendrore e lindore, në Thrakë, ishujt e Egjeut verilindor, gradualisht në Peloponez, në Kretën perëndimore, Ciklade, në zonat jugore të Evvoias dhe në pjesën lindore të Greqisë qendrore. Temperatura nuk do të ketë ndryshim të konsiderueshëm.

Era në ishullin e Kretës e në Ciklade do të fryjë në drejtimin jugor, ndërsa valëzimi do të jetë 4 deri në 6 ballë.

Era në ishujt e Egjeut lindor e në Dodekanez do të fryjë në drejtimin jugor e juglindor, ndërsa valëzimi do të jetë 4 deri në 6 ballë.

Era në ishujt e detit Jon, në Epir, në Greqinë perëndimore dhe në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtimin perëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë 3 deri në 4 ballë.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 14°C deri në 20°C dhe në Selanik nga 11°C deri në 18°C.