«Giryónis» kalon sot me stuhi të forta dhe breshër, por më konkretisht sipas shërbimit Kombëtar Meteorologjik – e Hënë 25 Nëntor 2019 – parashikohet mot i keq me shira dhe stuhi të forta, që do të shoqërohen gjatë ditës me breshër. Në mëngjes do të preken ishujt e detit Jon, Greqia perëndimore, Peloponezi perëndimor dhe ka mundësi edhe Epiri. Deri pasdite do të preken Thesalia, Sporades, Ciklades, ishujt e Egjeut verior e lindor dhe deri në mbrëmje do të preken Maqedonia perëndimore e qendrore si dhe Dodekanezi, ndërsa temperatura do të shënojë rënie në vlerat e saj maksimale, kryesisht në rajonet veriore.

Era në ishullin e Kretës e në Ciklade do të fryjë në drejtimin jugor e juglindor, ndërsa valëzimi do të jetë 5 deri në 7 ballë e lokalisht deri në 8 ballë. Gradualisht, duke filluar nga zonat perëndimore, do të fryjë në drejtimin perëndimor e jugperëndimor 4 deri në 6 ballë.

Era në Egjeun lindor e Dodekanez do të fryjë në drejtimin jugor e juglindor, ndërsa valëzimi do të jetë 5 deri në 7 ballë, lokalisht 8 deri në 9 ballë.

Era në pjesën veriore të detit Jon, në Epir, në Greqinë perëndimore dhe në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtimin jugor e juglindor, ndërsa valëzimi do të jetë 5 deri në 7 ballë. Në pjesën jugore do të fryjë në drejtimin perëndimor e jugperëndimor 4 deri në 6 ballë.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 12°C deri në 20°C dhe në Selanik nga 12°C deri në 16°C.