«Giryónis» largohet me shira dhe stuhi të forta, por më konkretisht sipas shërbimit Kombëtar Meteorologjik – e Hënë 25 Nëntor 2019 – parashikohen shira dhe stuhi, lokalisht të forta në Dodekanez, në Kretë dhe ka mundësi edhe në Ciklade. Në rajonet e tjera të vendit, moti do të jetë i paqëndrueshëm, me shira lokale gjatë ditës, ndërsa temperatura nuk do të ketë ndryshim të konsiderueshëm.

Era në ishullin e Kretës e në Ciklade do të fryjë në drejtimin perëndimor e jugperëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë 4 deri në 5 ballë dhe në mbrëmje do të kthehet në drejtimin verior.

Era në Egjeun lindor e Dodekanez do të fryjë në pjesën veriore në drejtimin juglindor, ndërsa valëzimi do të jetë 4 deri në 5 ballë dhe shumë shpejt do të kthehet në drejtimin verilindor, lokalisht deri në 6 ballë. Në pjesën jugore do të fryjë në drejtimin jugor e jugperëndimor 3 deri në 5 ballë dhe në mbrëmje do të fryjë në drejtime të ndryshmë me të njëjtin intensitet.

Era në detin Jon, në Epir, në Greqinë perëndimore dhe në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtimin lindor, ndërsa valëzimi do të jetë 3 deri në 4 ballë dhe pasdite do të kthehet në drejtimin verior, lokalisht deri në 5 ballë.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 12°C deri në 19°C dhe në Selanik nga 11°C deri në 16°C.