Sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik, sot e Hënë, 19 Shtator skena e motit ndryshon. Në ishujt e detit Jon, në Epir, Peloponezin Perëndimor dhe gradualisht në Maqedoni, Thrakë e ka mundësi dhe në vende të tjera do të ketë shira dhe stuhi lokalisht të forta. Fenomenet lokalisht ka mundësi të shoqërohen me erë të fortë dhe breshër, ndërsa temperatura do të shënojë rënie duke filluar nga rajonet veriore.

Era do të fryjë në drejtimin jug-perëndim dhe valëzimi në Egje do të jetë nga 3 deri 5 ballë dhe në ishujt e Detit Jon nga 4 deri në 6 ballë.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 22 deri në 32 gradë Celsius, ndërsa në Selanik nga 18 deri në 26 gradë Celsius.