Me shira lokale largohet «Giryónis», por më konkretisht sipas shërbimit Kombëtar Meteorologjik – e Mërkurë 27 Nëntor 2019 – parashikohen shira lokale në pjesën ishullore jugore të vendit dhe në mbrëmje edhe në rajonet veriperëndimore. Në pjesën tjetër të vendit, moti do të jetë i përmirësuar. Dukshmëria do të jetë lokalisht e kufizuar në mëngjes e në mbrëmje, ndërsa temperatura nuk do të ketë ndryshim të konsiderueshëm.

Era në ishullin e Kretës e në Ciklade do të fryjë në drejtimin verior, ndërsa valëzimi do të jetë 3 deri në 5 ballë dhe në mbrëmje në pjesën perëndimore do të kthehet në drejtimin perëndimor deri në 4 ballë.

Era në Egjeun lindor e Dodekanez do të fryjë në pjesën veriore në drejtimin verior e verlindor, ndërsa valëzimi do të jetë 3 deri në 4 ballë dhe në mbrëmje do të kthehet në drejtimin jugor e jugperëndimor. Në pjesën jugore do të fryjë në drejtimin perëndimor e veriperëndimor 3 deri në 4 ballë.

Era në detin Jon, në Epir, në Greqinë perëndimore dhe në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtime të ndryshme dhe në detin Jon në drejtimin veriperëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë 3 deri në 4 ballë. Gradualisht do të kthehet në drejtimin jugperëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë lokalisht deri në 5 ballë.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 11°C deri në 19°C dhe në Selanik nga 10°C deri në 16°C.