Java përfundon me shira lokale dhe stuhi, por më konkretisht sipas shërbimit Kombëtar Meteorologjik – e Premte 29 Nëntor 2019 – në Greqinë perëndimore, Maqedoninë lindore, në Thrakë, ishujt e Egjeut lindor e në Dodekanez do të ketë vransira me shira lokale dhe stuhi sporadike. Në mesditë parashikohet përmirësim i motit, ndërsa temperatura do të shënojë rritje të vogël në rajonet lindore.

Era në ishullin e Kretës e në Ciklade do të fryjë në drejtimin perëndimor e jugperëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë 5 deri në 6 ballë dhe në Ciklade lokalisht deri në 7 ballë.

Era në Egjeun lindor e Dodekanez do të fryjë në drejtimin perëndimor e jugperëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë 5 deri në 6 ballë.

Era në detin Jon, në Epir, në Greqinë perëndimore dhe në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtimin perëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë 4 deri në 6 ballë.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 11°C deri në 21°C dhe në Selanik nga 10°C deri në 18°C.