Java vazhdon edhe sot me shira dhe stuhi të forta, por më konkretisht sipas shërbimit Kombëtar Meteorologjik – e Enjte 12 Dhjetor 2019 – parashikohet që moti në Greqinë perëndimore të jetë i përmirësuar deri në mesditë, ndërsa në rajonet e tjera parashikohen shira dhe stuhi të forta, lokalisht shumë të forta në mëngjes në Thesalinë lindore, në Sporade, Halkidiki dhe në pjesën lindore e jugore ishullore të vendit. Gradualisht, moti do të përmirësohet, duke filluar në mesditë dhe temperatura do të shënojë rritje të vogël në rajonet perëndimore për sa i përket vlerave të saj maksimale.

Era në ishullin e Kretës e në Ciklade do të fryjë në drejtimin jugor, ndërsa valëzimi do të jetë 4 deri në 5 ballë dhe pasdite do të kthehet në drejtimin perëndimor 3 deri në 4 ballë.

Era në Egjeun lindor e Dodekanez do të fryjë në drejtimin jugor e juglindor, ndërsa valëzimi do të jetë 3 deri në 4 ballë e në mëngjes deri në 5 ballë.

Era në detin Jon, në Epir, në Greqinë perëndimore dhe në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtimin lindor, ndërsa valëzimi do të jetë 3 deri në 5 ballë, ndërsa në mesditë do të fryjë në drejtimin perëndimor e veriperëndimor me të njëjtin intensitet.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 11°C deri në 16°C, ndërsa në zonat e saj veriore 2-3 gradë më e ulët dhe në Selanik nga 7°C deri në 13°C.