Me stuhi sporadike dhe dëborë në zonat malore do të përfundojë kjo javë, por më konkretisht sipas shërbimit Kombëtar Meteorologjik – e Premte 13 Dhjetor 2019 – parashikohen shira lokale dhe stuhi sporadike në Greqinë perëndimore, rajonet jugore, ishujt e Egjeut lindor e në Dodekanez. Këto fenomene në rajonet perëndimore do të jenë më të forta, ndërsa dëborë do të bjerë në rajonet qendrore e në zonat veriore malore.

Era në ishullin e Kretës e në Ciklade do të fryjë në drejtimin perëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë 4 deri në 6 ballë dhe pasdite deri në 7 ballë.

Era në Egjeun lindor e Dodekanez do të fryjë në drejtimin jugor e jugperëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë 3 deri në 5 ballë e në mbrëmje deri në 6 ballë.

Era në detin Jon, në Epir, në Greqinë perëndimore dhe në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtimin perëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë 4 deri në 6 ballë, ndërsa në mbrëmje në detin Jon ka mundësi edhe 8 ballë.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 11°C deri në 16°C, ndërsa në zonat e saj veriore 2-3 gradë më e ulët dhe në Selanik nga 7°C deri në 14°C.