Java siç duket përfundon me shira të dobta lokale dhe erë të fortë, por më konkretisht sipas shërbimit Kombëtar Meteorologjik – e Premte 17 Janar 2020 – parashikohen shira të dobta lokale në rajonet lindore dhe jugore, ndërsa në pjesën tjetër të vendit parashikohet në përgjithësi mot i mirë. Ngricë do të ketë në zonat kontinentale, kryesisht në rajonet qendrore e veriore në mëngjes e në mbrëmje, ndërsa në të njëjtën kohë do të jetë e kufizuar dhe dukshmëria. Temperatura do të shënojë rënie të vogël në rajonet lindore.

Era në ishullin e Kretës e në Ciklade do të fryjë në drejtimin verior e verilindor, ndërsa valëzimi do të jetë 6 deri në 7 ballë dhe në zonat perëndimore lokalisht deri në 8 ballë.

Era në Egjeun lindor e në Dodekanez do të fryjë në drejtimin verior e verilindor, ndërsa valëzimi do të jetë 5 deri në 6 ballë dhe në pjesën veriore 7 deri në 8 ballë.

Era në detin Jon, në Epir, në Greqinë perëndimore dhe në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtimin verior, ndërsa valëzimi do të jetë 3 deri në 5 ballë dhe në mëngjes në ishujt e detit Jon lokalisht deri në 6 ballë.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 7°C deri në 13°C, ndërsa në zonat e saj veriore 2-3 gradë më e ulët dhe në Selanik nga -1°C deri në 10°C.