Moti ndryshon me shira dhe dëborë, por më konkretisht sipas shërbimit Kombëtar Meteorologjik – e Mërkurë 5 Shkurt 2020 – parashikohet përkeqësim i papritur i kushteve të motit në të gjithë vendin. Parashikohen vransira me shira dhe kryesisht në zonat detare e bregdetare, stuhi sporadike lokalisht të forta në rajonet veriore fillimisht dhe gradualisht në mesditë edhe në rajonet e tjera. Reshje të dëborës lokalisht të dendura në zonat malore kontinentale, gradualisht deri në mbrëmje në të gjitha zonat malore-kodrinore, në zona me lartësi të ulët në rajonet qendrore si dhe në zonat fushore të rajoneve veriore, ndërsa temperatura do të shënojë rënie të ndjeshme, duke filluar nga rajonet veriore.

Era në ishullin e Kretës e në Ciklade do të fryjë në drejtimin perëndimor e jugperëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë 6 deri në 8 ballë.

Era në Egjeun lindor e në Dodekanez do të fryjë në drejtimin jugor e jugperëndimor dhe valëzimi do të jetë 6 deri në 7 ballë e gradualisht deri në 8 ballë, ndërsa pasdite në pjesën veriore do të kthehet në drejtimin veriperëndimor.

Era në detin Jon, në Epir, në Greqinë perëndimore dhe në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtimin veriperëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë 6 deri në 8 ballë dhe në detin Jon lokalisht deri në 9 ballë.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 5°C deri në 14°C, ndërsa në zonat e saj veriore 2-3 gradë më e ulët dhe në Selanik nga 1°C deri në 7°C.