Java fillon me ditët «Alkyonídes» dmth me diferencë të lartë ndërmjet temperaturës maksimale dhe asaj minimale, por më konkretisht sipas shërbimit Kombëtar Meteorologjik – e Hënë 10 Shkurt 2020 – parashikohet në përgjithësi mot i mirë dhe vransira të pakta. Reshje të dobta shiu do të ketë në rajonet perëndimore dhe ka mundësi në Kretën perëndimore. Dukshmëria do të jetë lokalisht e kufizuar në mëngjes e në mbrëmje në rajonet kontinentale, ndërsa temperatura do të shënojë rritje të vogël. Në të njëjtën kohë do të ketë ngricë në zonat veriore kontinentale, kryesisht në mëngjes.

Era në ishullin e Kretës e në Ciklade do të fryjë në drejtimin perëndimor e veriperëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë 4 deri në 5 ballë dhe gradualisht 6 deri në 7 ballë lokalisht.

Era në ishujt e Egjeut lindor do të fryjë në drejtimin juglindor, ndërsa valëzimi do të jetë 3 deri në 5 ballë dhe shumë shpejt do të kthehet në drejtimin jugor e jugperëndimor 4 deri në 6 ballë. Në Dodekanez do të fryjë në drejtimin perëndimor e veriperëndimor 4 deri në 6 ballë.

Era në detin Jon, në Epir, në Greqinë perëndimore dhe në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtime të ndryshme, ndërsa valëzimi do të jetë 3 deri në 4 ballë dhe gradualisht do të kthehet në drejtimin perëndimor, ku valëzimi në detin Jon do të jetë lokalisht 5 deri në 6 ballë.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 2°C deri në 14°C, ndërsa në zonat e saj veriore 2-3 gradë më e ulët dhe në Selanik nga 1°C deri në 13°C.