Java vazhdon me shira lokale, erë e fortë dhe rritje e temperaturës, por më konkretisht sipas shërbimit Kombëtar Meteorologjik – e Martë 11 Shkurt 2020 – parashikohen shira lokale në rajonet perëndimore dhe në pjesën lindore ishullore të vendit. Në rajonet e tjera të vendit parashikohet në përgjithësi mot i mirë, ndërsa temperatura do të shënojë rritje.

Era në ishullin e Kretës e në Ciklade do të fryjë në drejtimin perëndimor e jugperëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë 6 deri në 7 ballë dhe në pjesën jugore ka mundësi deri në 8 ballë.

Era në ishujt e Egjeut lindor e në Dodekanez do të fryjë në drejtimin jugperëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë 4 deri në 6 ballë dhe në mbrëmje do të kthehet në drejtimin verilindor deri në 5 ballë.

Era në detin Jon, në Epir, në Greqinë perëndimore dhe në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtimin jugperëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë 4 deri në 6 ballë dhe në pjesën jugore të detit Jon do të jetë lokalisht deri në 7 ballë. Pasdite do të kthehet në drejtimin perëndimor e veriperëndimor me të njëjtin intensitet.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 6°C deri në 17°C, ndërsa në zonat e saj veriore 2-3 gradë më e ulët dhe në Selanik nga 5°C deri në 15°C.