Java vazhdon me mot të ngrohtë, diell dhe shira lokale, por më konkretisht sipas shërbimit Kombëtar Meteorologjik – e Mërkurë 12 Shkurt 2020 – parashikohet në përgjithësi mot i mirë. Vetëm në Maqedoninë lindore, në Thrakë e në pjesën lindore ishullore do të ketë shira lokale, ndërsa temperatura do të mbetet në nivel të lartë.

Era në ishullin e Kretës e në Ciklade do të fryjë në drejtimin perëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë 4 deri në 7 ballë.

Era në ishujt e Egjeut lindor e në Dodekanez do të fryjë në drejtimin jugor e jugperëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë 3 deri në 5 ballë. Shumë shpejt në pjesën veriore do të kthehet në drejtimin verilindor me të njëjtin intensitet.

Era në detin Jon, në Epir, në Greqinë perëndimore dhe në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtimin perëndimor e veriperëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë 3 deri në 5 ballë dhe në pjesën jugore të detit Jon do të jetë 6 deri në 7 ballë.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 7°C deri në 19°C, ndërsa në zonat e saj veriore 2-3 gradë më e ulët dhe në Selanik nga 3°C deri në 15°C.