Me shira lokale dhe erë të fortë do të jetë dita sot, por më konkretisht sipas shërbimit Kombëtar Meteorologjik – e Enjte 13 Shkurt 2020 – parashikohen vransira të pakta, të cilat do të jenë më të dendura pasdite në rajonet perëndimore dhe me shira lokale në Maqedoninë lindore, në Thrakë, në ishujt e Egjeut lindor e Dodekanez, por dhe reshje të dobta të dëborës në zonat malore të rajoneve kontinentale verilindore. Dukshmëria në mëngjes e në mbrëmje do të jetë lokalisht e kufizuar, ndërsa temperatura do të shënojë rënie të vogël.

Era në ishullin e Kretës e në Ciklade do të fryjë në drejtimin verior, ndërsa valëzimi do të jetë 4 deri në 5 ballë e lokalisht deri në 6 ballë.

Era në ishujt e Egjeut lindor e në Dodekanez do të fryjë në drejtimin verior, ndërsa valëzimi do të jetë 4 deri në 5 ballë.

Era në detin Jon, në Epir, në Greqinë perëndimore dhe në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtimin verior e veriperëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë 3 deri në 5 ballë dhe në mesditë do të kthehet në drejtimin jugor me të njëjtin intensitet.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 7°C deri në 16°C, ndërsa në zonat e saj veriore 2-3 gradë më e ulët dhe në Selanik nga 3°C deri në 14°C.