Java përfundon me shira dhe rënien e temperaturës, por më konkretisht sipas shërbimit Kombëtar Meteorologjik – e Premte 14 Shkurt 2020 – parashikohen shira lokale, fillimisht në rajonet perëndimore dhe në Dodekanez e gradualisht dhe në pjesën tjetër të vendit, ku në mesditë do të ketë stuhi sporadike, lokalisht në disa vende më të forta. Dëborë do të ketë në rajonet qendrore e në zonat veriore të vendit, ndërsa temperatura do të shënojë rënie të vogël në vlerat e saj maksimale.

Era në ishullin e Kretës e në Ciklade do të fryjë në drejtimin jugor, ndërsa valëzimi do të jetë 4 deri në 6 ballë.

Era në ishujt e Egjeut lindor e në Dodekanez do të fryjë në drejtimin jugor, ndërsa valëzimi do të jetë 4 deri në 6 ballë e në pjesën jugore lokalisht deri në 7 ballë.

Era në detin Jon, në Epir, në Greqinë perëndimore dhe në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtimin jugor e jugperëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë 4 deri në 6 ballë dhe në mbrëmje do të kthehet në zonat veriore në drejtimin verior, lokalisht deri në 7 ballë.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 8°C deri në 16°C, ndërsa në zonat e saj veriore 2-3 gradë më e ulët dhe në Selanik nga 6°C deri në 12°C.