Moti i ngrohtë dhe vransirat lokale vazhdojnë edhe sot, por më konkretisht sipas shërbimit Kombëtar Meteorologjik – e Enjte 12 Mars 2020 – parashikohet në përgjithësi mot i mirë, vransira lokale vetëm në ishullin e Kretës e në Dodekanez, ndërsa temperatura do të shënojë rritje.

Era në ishullin e Kretës e në Ciklade do të fryjë në drejtimin verior, ndërsa valëzimi do të jetë 5 deri në 7 ballë dhe pasdite lokalisht deri në 8 ballë.

Era në ishujt e Egjeut lindor e në Dodekanez do të fryjë në drejtimin verior, ndërsa valëzimi do të jetë 4 deri në 7 ballë.

Era në ishujt e detit Jon, në Epir, në Greqinë perëndimore dhe në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtimin verior e veriperëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë 3 deri në 5 ballë.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 7°C deri në 19°C, ndërsa në zonat e saj veriore 2-3 gradë më e ulët dhe në Selanik nga 6°C deri në 19°C.