Nga sot temperatura fillon të bjerë, por më konkretisht sipas shërbimit Kombëtar Meteorologjik – e Martë 19 Maj 2020 – priten vransira të pakta, të cilat në mbrëmje do të dendësohen, ndërsa pluhuri afrikan do të mbetet në atmosferë, kryesisht në rajonet perëndimore e jugore. Temperatura do të shënojë rënie të vogël në zonat veriore, por në rajonet qendrore e jugore do të mbetet në nivel të lartë.

Era në ishullin e Kretës e në Ciklade do të fryjë në drejtimin verior, ndërsa valëzimi do të jetë 3 deri në 4 ballë e në Ciklade deri në 5 ballë.

Era në ishujt e Egjeut lindor e në Dodekanez do të fryjë në drejtimin verior, valëzimi do të jetë 3 deri në 4 ballë në zonat jugore dhe 5 ballë në zonat veriore.

Era në ishujt e detit Jon, në Epir, në Greqinë perëndimore dhe në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtimin juglindor, ndërsa valëzimi do të jetë 3 deri në 4 ballë dhe në detin Jon deri në 5 ballë.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 20°C deri në 38°C, ndërsa në zonat e saj bregdetare do të jetë 3-4 gradë më e ulët dhe në Selanik nga 18°C deri në 30°C.