Java vazhdon me vransira dhe shira lokale, por më konkretisht sipas shërbimit Kombëtar Meteorologjik – e Mërkurë 20 Maj 2020 – parashikohet në përgjithësi mot i mirë dhe vetëm në rajonet qendrore e veriore do të ketë shira të përkohshme. Pluhuri afrikan fillon të largohet dhe do të kufizohet në rajonet lindore, ndërsa temperatura do të shënojë rënie të vogël, kryesisht në rajonet perëndimore.

Era në ishullin e Kretës e në Ciklade do të fryjë në drejtime të ndryshme, ndërsa valëzimi do të jetë 3 deri në 4 ballë e gradualisht në drejtimin perëndimor e jugperëndimor 5 deri në 6 ballë.

Era në ishujt e Egjeut lindor e në Dodekanez do të fryjë në drejtime të ndryshme, ndërsa valëzimi do të jetë 3 deri në 4 ballë e gradualisht në drejtimin jugor 5 deri në 6 ballë.

Era në ishujt e detit Jon, në Epir, në Greqinë perëndimore dhe në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtimin jugor, ndërsa valëzimi do të jetë 3 deri në 4 ballë, shumë shpejt do të kthehet në drejtimin perëndimor e jugperëndimor 3 deri në 5 ballë dhe në detin Jon deri në 6 ballë.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 20°C deri në 35°C, ndërsa në zonat e saj bregdetare do të jetë 3-4 gradë më e ulët dhe në Selanik nga 18°C deri në 31°C.