Java vazhdon me shira dhe stuhi, por më konkretisht sipas shërbimit Kombëtar Meteorologjik – e Enjte 21 Maj 2020 – parashikohet ndryshim i motit me shira dhe stuhi në ishujt e detit Jon, në rajonet kontinentale e në mbrëmje në Egjeun verior. Gradualisht, këto fenomene në Maqedoni, Epir, Thesali, Sporades, Greqinë qendrore e në Evvoia do të jenë lokalisht të forta dhe do të shoqërohen me breshër dhe erë e fortë. Në pjesën tjetër të vendit parashikohet mot i mirë me vransira të pakta. Pluhuri afrikan do të kufizohet në pjesën ishullore juglindore të vendit, ndërsa temperatura do të shënojë rënie të ndjeshme dhe do të kthehet në nivele pothuajse normale për këtë periudhë.

Era në ishullin e Kretës e në Ciklade do të fryjë në drejtimin perëndimor e jugperëndimor 5 deri në 6 ballë e lokalisht deri në 7 ballë.

Era në ishujt e Egjeut lindor e në Dodekanez do të fryjë në pjesën veriore në drejtime të ndryshme, gradualisht në drejtimin verilindor, ndërsa valëzimi do të jetë 4 deri në 5 ballë e në mbrëmje 6 deri në 7 ballë. Në zonat e tjera do të fryjë në drejtimin perëndimor e jugperëndimor 4 deri në 5 ballë.

Era në ishujt e detit Jon, në Epir, në Greqinë perëndimore dhe në Peloponezin perëndimor do të fryjë në pjesën veriore në drejtimin jugor, ndërsa valëzimi do të jetë 3 deri në 5 ballë, shumë shpejt do të kthehet në drejtimin verior e veriperëndimor 4 deri në 6 ballë. Në pjesën jugore do të fryjë në drejtimin perëndimor e jugperëndimor 4 deri në 6 ballë.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 18°C deri në 28°C, ndërsa në zonat e saj bregdetare do të jetë 3-4 gradë më e ulët dhe në Selanik nga 14°C deri në 22°C.