Java përfundon me shira dhe rënien e temperaturës, por më konkretisht sipas shërbimit Kombëtar Meteorologjik – e Premte 22 Maj 2020 – në rajonet veriperëndimore parashikohen vransira të pakta. Në rajonet e tjera parashikohen vransira me shira lokale dhe në rajonet qendrore e veriore deri në mesditë do të ketë stuhi sporadike. Këto fenomene në mëngjes do të jenë më të forta në Maqedoninë qendrore e lindore, në Thesali, Sporades, Greqinë lindore e në Evvoia. Përmirësimin i motit do të fillojë në pasdite, ndërsa temperatura do të shënojë rënie të mëtejshme.

Era në ishullin e Kretës e në Ciklade do të fryjë fillimisht në drejtimin perëndimor e veriperëndimor 5 deri në 6 ballë, por gradualisht do të kthehet në drejtimin verior 6 deri në 7 ballë.

Era në ishujt e Egjeut lindor e në Dodekanez do të fryjë në pjesën veriore në drejtimin verilindor, ndërsa valëzimi do të jetë 6 deri në 7 ballë. Në zonat e tjera do të fryjë në drejtimin perëndimor 4 deri në 6 ballë e gradualisht në drejtimin veriperëndimor 6 deri në 7 ballë.

Era në ishujt e detit Jon, në Epir, në Greqinë perëndimore dhe në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtimin verior, ndërsa valëzimi do të jetë 3 deri në 5 ballë dhe në detin Jon në mesditë 6 deri në 7 ballë.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 16°C deri në 23°C, ndërsa në zonat e saj bregdetare do të jetë 3-4 gradë më e ulët dhe në Selanik nga 12°C deri në 21°C.