Java fillon me përkeqësimin e motit dhe më konkretisht sipas shërbimit Kombëtar Meteorologjik – e Hënë 22 Qershor 2020 – parashikohet mot i paqëndrueshëm me shira dhe stuhi sporadike, lokalisht të forta në të gjitha rajonet kontinentale, në Evvoia dhe ka mundësi në Sporade, kryesisht në mesditë e pasdite. Këto fenomene në mbrëmje do të ndryshojnë përkohësisht, ndërsa temperatura do të shënojë rënie dy deri në tre gradë Celsious.

Era në ishullin e Kretës e në Ciklade do të fryjë në drejtimin verior e veriperëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë 3 deri në 4 ballë dhe në mesditë në drejtimin jugperëndimor 4 deri në 6 ballë.

Era në Egjeun lindor e në Dodekanez do të fryjë në drejtimin perëndimor e veriperëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë 3 deri në 5 ballë.

Era në ishujt e detit Jon, në Epir, në Greqinë perëndimore dhe në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtimin perëndimor e veriperëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë 3 deri në 5 ballë dhe në detin Jon deri në 6 ballë.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 18°C deri në 28°C, ndërsa në zonat e saj bregdetare do të jetë 2-3 gradë më e ulët dhe në Selanik nga 17°C deri në 27°C.