Java vazhdon me shira, por më konkretisht sipas shërbimit Kombëtar Meteorologjik – e Martë 23 Qershor 2020 – parashikohet mot i paqëndrueshëm me shira lokale dhe stuhi sporadike. Këto fenomene do të jenë lokalisht të forta, kryesisht në mesditë e pasdite në rajonet kontinentale, në Evvoia, ka mundësi në Sporade dhe në ishujt e Egjeut verilindor.

Era në ishullin e Kretës e në Ciklade do të fryjë në drejtimin perëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë 4 deri në 5 ballë.

Era në Egjeun lindor e në Dodekanez do të fryjë në drejtimin perëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë 3 deri në 4 ballë.

Era në ishujt e detit Jon, në Epir, në Greqinë perëndimore dhe në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtimin perëndimor e veriperëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë 3 deri në 4 ballë dhe në detin Jon deri në 5 ballë.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 19°C deri në 28°C, ndërsa në zonat e saj bregdetare do të jetë 2-3 gradë më e ulët dhe në Selanik nga 18°C deri në 28°C.