Java vazhdon me shira dhe stuhi lokale, por më konkretisht sipas shërbimit Kombëtar Meteorologjik – e Mërkurë 24 Qershor 2020 – parashikohen shira lokale dhe stuhi sporadike në rajonet kontinentale, në Evvoia dhe në ishujt e Egjeut verior, ndërsa temperatura do të shënojë një rritje të vogël në rajonet kontinentale.

Era në ishullin e Kretës e në Ciklade do të fryjë në drejtimin perëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë 3 deri në 5 ballë.

Era në Egjeun lindor e në Dodekanez do të fryjë në drejtimin perëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë 3 deri në 5 ballë dhe pasdite në Dodekanez, lokalisht deri në 6 ballë.

Era në ishujt e detit Jon, në Epir, në Greqinë perëndimore dhe në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtime të ndryshme. Në detin Jon do të fryjë në drejtimin perëndimor e veriperëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë 3 deri në 4 ballë.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 19°C deri në 30°C, ndërsa në zonat e saj bregdetare do të jetë 2-3 gradë më e ulët dhe në Selanik nga 18°C deri në 29°C.