Sipas shërbimit Kombëtar Meteorologjik – e Enjte 25 Qershor 2020 – parashikohen shira lokale dhe stuhi sporadike, kryesisht në rajonet kontinentale, në mesditë e pasdite.

Era në ishullin e Kretës e në Ciklade do të fryjë në drejtimin verior, ndërsa valëzimi do të jetë 3 deri në 5 ballë dhe pasdite lokalisht deri në 6 ballë.

Era në Egjeun lindor e në Dodekanez do të fryjë në drejtimin verior e veriperëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë 3 deri në 5 ballë dhe lokalisht deri në 6 ballë.

Era në ishujt e detit Jon, në Epir, në Greqinë perëndimore dhe në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtime të ndryshme deri në 3 ballë. Në detin Jon do të fryjë në drejtimin veriperëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë deri në 4 ballë.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 18°C deri në 30°C, ndërsa në zonat e saj bregdetare do të jetë 2-3 gradë më e ulët dhe në Selanik nga 18°C deri në 30°C.