Java fillon me mot të ngrohtë, por më konkretisht sipas shërbimit Kombëtar Meteorologjik – e Hënë 29 Qershor 2020 – parashikohet në përgjithësi mot i mirë. Vetëm në zonat malore, kryesisht të pjesës perëndimore të vendit, do të ketë shira lokale në mesditë e pasdite. Gjithashtu, parashikohet rritje e vogël e temperaturës, kryesisht në rajonet kontinentale.

Era në ishullin e Kretës e në Ciklade do të fryjë në drejtimin verior, ndërsa valëzimi do të jetë 5 deri në 6 ballë dhe lokalisht deri në 7 ballë.

Era në Egjeun lindor e në Dodekanez do të fryjë në drejtimin verior e veriperëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë 5 deri në 6 ballë.

Era në ishujt e detit Jon, në Epir, në Greqinë perëndimore dhe në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtimin perëndimor e veriperëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë 3 deri në 4 ballë e pasdite në detin Jon deri në 5 ballë.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 22°C deri në 34°C, ndërsa në zonat e saj bregdetare do të jetë 2-3 gradë më e ulët dhe në Selanik nga 22°C deri në 33°C.