Sipas shërbimit Kombëtar Meteorologjik – e Martë 30 Qershor 2020 – parashikohet në përgjithësi mot i mirë dhe i ngrohtë.

Era në ishullin e Kretës e në Ciklade do të fryjë në drejtimin verior e veriperëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë 3 deri në 5 ballë dhe në lindje lokalisht deri në 6 ballë.

Era në Egjeun lindor e në Dodekanez do të fryjë në drejtimin verior e veriperëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë 4 deri në 6 ballë.

Era në ishujt e detit Jon, në Epir, në Greqinë perëndimore dhe në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtimin veriperëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë 3 deri në 4 ballë e në detin Jon lokalisht deri në 5 ballë.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 22°C deri në 36°C, ndërsa në zonat e saj bregdetare do të jetë 2-3 gradë më e ulët dhe në Selanik nga 22°C deri në 36°C.