Java vazhdon me shira lokale dhe stuhi të izoluara, por më konkretisht sipas shërbimit Kombëtar Meteorologjik – e Mërkurë 8 Korrik 2020 – parashikohet mot i paqëndrueshëm me shira, kryesisht në rajonet lindore, në rajonet kontinentale veriore dhe në Sporades. Në rajonet e tjera të vendit parashikohet mot i mirë në përgjithësi dhe vetëm në mesditë e pasdite në rajonet kontinentale perëndimore e në Peloponez do të ketë shira lokale ose stuhi të izoluara në zonat malore.

Era në ishullin e Kretës e në Ciklade do të fryjë në drejtimin perëndimor e veriperëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë 3 deri në 4 ballë e gradualisht në drejtimin verior 5 deri në 6 ballë.

Era në pjesën veriore të Egjeut lindor do të fryjë në drejtimin verior, ndërsa valëzimi do të jetë 5 deri në 6 ballë dhe përkohësisht deri në 7 ballë. Në Dodekanez do të fryjë në drejtimin perëndimor dhe valëzimi do të jetë 3 deri në 5 ballë e në mesditë në drejtimin veriperëndimor 5 deri në 6 ballë.

Era në ishujt e detit Jon, në Epir, në Greqinë perëndimore dhe në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtimin verior e veriperëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë 3 deri në 4 ballë dhe në detin Jon do të arrijë 5 deri në 6 ballë.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 22°C deri në 32°C, ndërsa në zonat e saj bregdetare do të jetë 2-3 gradë më e ulët dhe në Selanik nga 21°C deri në 30°C.