Sipas shërbimit Kombëtar Meteorologjik – e Enjte 9 Korrik 2020 – parashikohet në përgjithësi mot i mirë në të gjithë vendin.

Era në ishullin e Kretës e në Ciklade do të fryjë në drejtimin verior, ndërsa valëzimi do të jetë 5 deri në 7 ballë.

Era në Egjeun lindor e në Dodekanez do të fryjë në drejtimin verior, ndërsa valëzimi do të jetë 5 deri në 7 ballë.

Era në ishujt e detit Jon, në Epir, në Greqinë perëndimore dhe në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtime të ndryshme, ndërsa valëzimi do të jetë 3 deri në 4 ballë dhe lokalisht në detin Jon deri në 5 ballë.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 24°C deri në 32°C, ndërsa në zonat e saj lindore e veriore do të jetë 2-3 gradë më e ulët dhe në Selanik nga 21°C deri në 31°C.