Sipas shërbimit Kombëtar Meteorologjik – e Premte 10 Korrik 2020 – parashikohet në përgjithësi mot i mirë në të gjithë vendin, ndërsa temperatura do të shënojë rritje të vogël në rajonet kontinentale perëndimore e veriore.

Era në ishullin e Kretës e në Ciklade do të fryjë në drejtimin verior, ndërsa valëzimi do të jetë 6 deri në 7 ballë dhe lokalisht deri në 8 ballë.

Era në Egjeun verior e në Dodekanez do të fryjë në drejtimin verior, ndërsa valëzimi do të jetë 5 deri në 7 ballë dhe në ishujt e Egjeut lindor lokalisht deri në 8 ballë.

Era në ishujt e detit Jon, në Epir, në Greqinë perëndimore dhe në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtime të ndryshme, ndërsa valëzimi do të jetë 3 deri në 4 ballë dhe gradualisht në detin Jon në drejtimin veriperëndimor me të njëjtin intensitet.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 23°C deri në 32°C, ndërsa në zonat e saj lindore e veriore do të jetë 2-3 gradë më e ulët dhe në Selanik nga 20°C deri në 32°C.