Sipas shërbimit Kombëtar Meteorologjik – e Hënë 27 Korrik 2020 – në përgjithësi moti do të jetë i mirë.Në mesditë e pasdite do të ketë vransira dhe shira lokale në Maqedoni,por ka mundësi dhe në zonat malore të Thrakës dhe Thesalisë. Temperatura nuk do të shënojë ndonjë ndryshim të konsiderueshëm.

Era në ishullin e Kretës e në Ciklade do të fryjë në drejtimin verior, ndërsa valëzimi do të jetë 4 deri në 5 ballë dhe lokalisht në mesditë deri në 6 ballë.

Era në ishujt e Egjeut lindor e në Dodekanez do të fryjë në drejtimin verior e veriperëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë 4 deri në 5 ballë dhe lokalisht në mesditë deri në 6 ballë.

Era në ishujt e detit Jon, në Epir, në Greqinë perëndimore dhe në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtimin perëndimor e veriperëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë 3 deri në 5 ballë dhe në ishujt e detit Jon përkohësisht deri në 6 ballë.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 23°C deri në 37°C, dhe në Selanik nga 21°C deri në 33°C.