Java vazhdon me mot të ngrohtë dhe erë të fortë, por më konkretisht sipas shërbimit Kombëtar Meteorologjik – e Martë 28 Korrik 2020 – në përgjithësi moti do të jetë i mirë. Në mesditë dhe pasdite do të ketë vransira të përkohshme në Maqedoninë lindore e në Thrakë dhe në zonat malore ka mundësi të ketë shira sporadike, ndërsa temperatura nuk do të shënojë ndryshime të konsiderueshme.

Era në ishullin e Kretës e në Ciklade do të fryjë në drejtimin verior, ndërsa valëzimi do të jetë 6 deri në 7 ballë dhe lokalisht në pjesën lindore të Cikladeve deri në 8 ballë.

Era në ishujt e Egjeut lindor e në Dodekanez do të fryjë në drejtimin verior e veriperëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë 6 deri në 7 ballë dhe lokalisht deri në 8 ballë.

Era në ishujt e detit Jon, në Epir, në Greqinë perëndimore dhe në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtimin perëndimor e veriperëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë 3 deri në 5 ballë dhe përkohësisht pasdite në pjesën veriore të detit Jon deri në 6 ballë.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 23°C deri në 37°C, ndërsa në zonat e saj lindore do të jetë 2-3 gradë më e ulët dhe në Selanik nga 25°C deri në 35°C.