Java vazhdon me temperaturë të lartë dhe erë të fortë, por më konkretisht sipas shërbimit Kombëtar Meteorologjik – e Enjte 30 Korrik 2020 – në përgjithësi moti do të jetë i mirë, ndërsa temperatura në rajonet kontinentale do të arrijë 39 deri në 40 gradë celsius.

Era në ishullin e Kretës e në Ciklade do të fryjë në drejtimin verior, ndërsa valëzimi do të jetë 5 deri në 6 ballë dhe lokalisht në Ciklade deri në 7 ballë.

Era në ishujt e Egjeut lindor e në Dodekanez do të fryjë në drejtimin verior e veriperëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë 5 deri në 6 ballë dhe lokalisht në pjesën veriore deri në 7 ballë.

Era në ishujt e detit Jon, në Epir, në Greqinë perëndimore dhe në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtime të ndryshme, ndërsa valëzimi do të jetë 3 ballë dhe përkohësisht pasdite në drejtimin perëndimor e veriperëndimor 4 deri në 5 ballë.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 26°C deri në 37°C, ndërsa në zonat e saj lindore do të jetë 2-3 gradë më e ulët dhe në Selanik nga 23°C deri në 37°C.