Java përfundon me temperaturë të lartë dhe erë të fortë, por më konkretisht sipas shërbimit Kombëtar Meteorologjik – e Premte 31 Korrik 2020 – në përgjithësi moti do të jetë i mirë, ndërsa temperatura do të mbetet në nivel të lartë dhe në rajonet kontinentale do të arrijë lokalisht deri në 40 gradë celsius.

Era në ishullin e Kretës e në Ciklade do të fryjë në drejtimin verior, ndërsa valëzimi do të jetë 4 deri në 7 ballë.

Era në ishujt e Egjeut lindor e në Dodekanez do të fryjë në drejtimin verior e veriperëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë 4 deri në 6 ballë.

Era në ishujt e detit Jon, në Epir, në Greqinë perëndimore dhe në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtimin perëndimor e veriperëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë 3 deri në 4 ballë dhe në mesditë 4 deri në 5 ballë. Në pjesën veriore të detit Jon deri në 6 ballë.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 26°C deri në 39°C, ndërsa në zonat e saj lindore do të jetë 2-3 gradë më e ulët dhe në Selanik nga 23°C deri në 39°C.