Sipas shërbimit Kombëtar Meteorologjik – e Premte 11 Shtator 2020 – në përgjithësi moti do të jetë i mirë, ndërsa temperatura nuk do të ketë ndryshim të konsiderueshëm.

Era në ishullin e Kretës e në Ciklade do të fryjë në drejtimin verior, ndërsa valëzimi do të jetë 5 deri në 7 ballë.

Era në ishujt e Egjeut lindor e në Dodekanez do të fryjë në drejtimin verior, ndërsa valëzimi do të jetë 5 deri në 6 ballë dhe në pjesën veriore, lokalisht deri në 7 ballë.

Era në ishujt e detit Jon, në Epir, në Greqinë perëndimore dhe në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtimin verior, ndërsa valëzimi do të jetë 3 deri në 5 ballë.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 23°C deri në 32°C, ndërsa në zonat e saj lindore do të jetë 2-3 gradë më e ulët dhe në Selanik nga 19°C deri në 32°C.