Java fillon me shira dhe rënien e temperaturës, por më konkretisht sipas shërbimit Kombëtar Meteorologjik – e Hënë 14 Shtator 2020 – në Maqedoni, Thrakë, Egjeun verior, Sporades, Thesalia dhe në Epir priten vransira të përkohshme me shira sporadike. Në pjesën tjetër të vendit, moti do të jetë në përgjithësi i mirë, me vransira lokale pasdite në rajonet kontinentale dhe në Kretë do të ketë shira të pakta në pjesën veriore, ndërsa temperatura do të shënojë rënie të vogël, kryesisht në rajonet kontinentale lindore.

Era në ishullin e Kretës e në Ciklade do të fryjë në drejtimin verior, ndërsa valëzimi do të jetë 5 deri në 7 ballë.

Era në ishujt e Egjeut lindor e në Dodekanez do të fryjë në drejtimin verior e veriperëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë 4 deri në 6 ballë dhe në Egjeun lindor në drejtimin verior e verilindor 6 deri në 7 ballë.

Era në ishujt e detit Jon, në Epir, në Greqinë perëndimore dhe në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtime të ndryshme, ndërsa valëzimi do të jetë 3 deri në 4 ballë dhe gradualisht në detin Jon në drejtimin veriperëndimor 4 deri në 5 ballë.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 22°C deri në 31°C, ndërsa në zonat e saj lindore do të jetë 2-3 gradë më e ulët dhe në Selanik nga 18°C deri në 29°C.