Java vazhdon me erë shumë të fortë, por më konkretisht sipas shërbimit Kombëtar Meteorologjik – e Martë 15 Shtator 2020 – parashikohet në përgjithësi mot i mirë në rajonet më të shumta të vendit.

Era në ishullin e Kretës e në Ciklade do të fryjë në drejtimin verior, ndërsa valëzimi do të jetë 5 deri në 7 ballë.

Era në ishujt e Egjeut lindor e në Dodekanez do të fryjë në drejtimin verior e veriperëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë 4 deri në 6 ballë dhe në ishujt e Egjeut verilindor në drejtimin verior e verilindor 7 deri në 8 ballë.

Era në ishujt e detit Jon, në Epir, në Greqinë perëndimore dhe në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtimin verior e verilindor, ndërsa valëzimi do të jetë 3 deri në 5 ballë dhe lokalisht në detin Jon deri në 6 ballë.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 22°C deri në 31°C, ndërsa në zonat e saj lindore do të jetë 2-3 gradë më e ulët dhe në Selanik nga 18°C deri në 30°C.