Java vazhdon me vransira lokale dhe erë e fortë, por më konkretisht sipas shërbimit Kombëtar Meteorologjik – e Mërkurë 16 Shtator 2020 – parashikohen në Greqinë perëndimore vransira të pakta, të cilat gradualisht do të dendësohen. Në rajonet e tjera të vendit në përgjithësi moti do të jetë i mirë, ndërsa temperatura nuk do të ketë ndryshim të konsiderueshëm.

Era në ishullin e Kretës e në Ciklade do të fryjë në drejtimin verior, ndërsa valëzimi do të jetë 5 deri në 7 ballë.

Era në ishujt e Egjeut lindor e në Dodekanez do të fryjë në drejtimin verior, ndërsa valëzimi do të jetë 5 deri në 7 ballë.

Era në ishujt e detit Jon, në Epir, në Greqinë perëndimore dhe në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtimin lindor e verilindor, ndërsa valëzimi do të jetë 3 deri në 5 ballë dhe pasdite në pjesën jugore të detit Jon në drejtimin juglindor, lokalisht deri në 6 ballë.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 21°C deri në 31°C, ndërsa në zonat e saj lindore do të jetë 2-3 gradë më e ulët dhe në Selanik nga 18°C deri në 30°C.